Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot personalitetin e njohur të sportit botëror, Hasan Arat, me Medaljen Presidenciale.
Me këtë rast, Osmani tha se Kosova është mbledhur për të shprehur mirënjohjen institucionale ndaj një personaliteti të shquar të sportit dhe jetës publike, i cili me vizion, përkushtim dhe integritet ka dhënë një kontribut të çmuar edhe për shtetin e Kosovës.
“Sot jemi mbledhur për të shprehur mirënjohjen institucionale të Republikës së Kosovës ndaj një personaliteti të shquar të sportit dhe jetës publike, i cili me vizion, përkushtim dhe integritet ka dhënë një kontribut të çmuar edhe për shtetin tonë. Hasan Arat ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në mbështetjen e sportit ndërkombëtar dhe, në veçanti, në përkrahjen e vazhdueshme të Republikës së Kosovës”, tha ndër të tjerash Osmani.
Disa lagje në Prishtinë mbesin sot pa ujë deri në orët e pas...
KQZ mban mbledhjen e radhës, ky është rendi i ditës
Tërmet me magnitudë 6.2 në jug të Italisë, epiqendra në Kala...
Costa sot në Shqipëri, nesër në Kosovë
BE miraton ligjin më të rreptë të migracionit ndonjëherë, çf...
Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri