Osmani bën thirrje për dalje në zgjedhje dhe respektim të masave anti-Covid

11:26 | 17 Tetor 2021

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se qytetarët e Kosovës, sot vendosin për kualitetin e jetës së tyre duke zgjedhur udhëheqësit komunal.

Ajo pas votimit në objektin e Fakultetit Teknik, ka bërë thirre që qytetarët të dalin masivisht në zgjedhje, por duke respektuar masat anti -Covid.

Osmani në një deklarim  për medie ka uruar që procesi të shkojë mirë.

“Sot qytetarët votojnë për kualitetin e jetës së tyre. I ftoj që të dalin sa më shumë në zgjedhje, shpresoj që procesi të shkojë sa më mirë. Ta dëshmojnë sërish se ata janë ata që në radhë të parë e mundësojnë e në radhë të dytë e mbrojnë çdo proces demokratik që është në të mirë e qytetarëve”, tha Osmani.

Osmani ka bërë thirrje po ashtu që të respektohen masat anti-Covid, duke thënë se shëndetit i qytetarëve është prioritet i prioriteteve./arbresh.info/

Kurti: Do të bashkëpunojë me të zgjedhurit për fuqizimin e komunave

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara