Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë homazhe tek shtatorja e heroit Zahir Pajaziti në 28 vjetorin e rënies.
Osmani tha se sot më shumë se kurrë e kemi për detyrë të mos e harrojmë idealin e tyre.
Presidentja tha se Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu me me guxim dhe vendosmëri , hapën rrugën drejt çlirimit të Kosovës.
“Sot, më shumë se kurrë, e kemi për detyrë të mos e harrojmë idealin e tyre. Liria për të cilën ata dhanë jetën duhet të mbrohet jo vetëm me kujtimin për ta dhe heronjtë e tjerë të UÇK-së, por me punën, angazhimin dhe përkushtimin ndaj Kosovës, të cilën e ëndërruan dhe për të cilën ranë ata”, shkruan Osmani në Facebook./Arbresh.info/
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...
Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Duba...
“Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpinë tonë, dhe kjo pady...
Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një...
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...