Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ishte e ftuar në Forumin e parë Ballkanik kundër Antisemitizmit, i cili u organizua nga Kuvendi i Shqipërisë, në partneritet me Lëvizjen Kundër Anti-Semitizmit dhe Agjencinë për Hebrenjtë të Izraelit.
Në këtë forum pjesëmarrës ishin edhe Sekretari i Shtetit të ShBA, Mike Pompeo, Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Kryetari i Parlamentit të Izraelit, Yariv Levin si dhe kryetarët e parlamenteve nga vendet e rajonit, ministra, deputetë, përfaqësues të lartë të Kombeve të Bashkuara, si dhe shumë pjesëmarrës të tjerë nga rajoni dhe bota.
Ky aktivitet u organizua online për shkak të pandemisë Covid-19 dhe kishte për synim krijimin e një fronti të përbashkët të vendeve të Ballkanit për të luftuar antisemitizmin, raporton arbresh.info.
Kryetarja Osmani e cila ishte e ftuar nderi në këtë forum, vlerësoi lart punën e organizatorëve, në veçanti angazhimin e Parlamentit të Shqipërisë si nikoqir të këtij forumi.
“Në shekullin 21, nuk ka asnjë justifikim për asnjë formë diskriminimi, për sulme ndaj njerëzve apo njerëzimit, sepse çdo veprim i tillë në vetvete përbën një veprim të drejtuar kundër dinjitetit njerëzor”, ka thënë kryetarja Osmani.
Duke rikujtuar rolin e shqiptarëve si në Shqipëri, poashtu edhe në Kosovë për mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, ajo tha se: “Bujaria dhe toleranca fetare janë disa nga tiparet më fisnike të popullit shqiptar. Shqiptarët e kuptuan më së miri dhimbjen, tronditjen dhe vuajtjet e hebrenjve, për shkak të luftës së tyre shekullore për liri dhe paqe”./arbresh.info/
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës