Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar me respekt figurën e Adem Demaçit, duke e cilësuar atë si simbol të qëndresës, disident të pathyeshëm dhe zë të të pambrojturve.
Në mesazhin e saj, presidentja Osmani theksoi se Demaçi mbeti njeri i lirë edhe në periudhat më të errëta, duke mbajtur qëndrime të qarta e të guximshme, madje edhe kur ndodhej prapa grilave.
Ajo vlerësoi sakrificën e tij, duke theksuar se Adem Demaçi ia kushtoi lirinë personale lirisë kolektive të popullit të tij.
“Në vend të hakmarrjes, ai predikoi paqen. Në vend të urrejtjes, ai mbolli pajtimin. Në vend të frikës, ai fliste me guxim për të vërtetën,” tha Osmani./Arbresh.info
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...