Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka kujtuar Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut 1990.
Osmani tha se ky akt historik i hapi rrugë Kosovës drejtë pavarësisë dhe lirisë, transmeton Arbresh.info.
Reagimi i plotë:
2 Korriku i vitit 1990, dita kur u hodhën themelet e Republikës
Sot kujtojmë me krenari Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut, të shpallur nga 114 delegatë të Kuvendit të Kosovës para dyerve të këtij institucioni të mbyllura dhunshëm nga regjimi kriminal i Serbisë.
Me këtë akt historik, i cili i parapriu Kushtetutës së Kaçanikut më 7 shtator, gra e burra, sfiduan regjimin dhe i dhanë zë vullnetit të popullit për Kosovën Republikë, duke e hapur rrugën drejt pavarësisë dhe lirisë.
Kjo ditë guximi dhe vizioni mbetet themel i shtetësisë sonë.
Nderim i përhershëm për delegatët e 2 Korrikut, trasuesit e ëndrrës për Kosovën e lirë dhe sovrane.
Qytetari gjen telefonin dhe portofolin të humbur, i dorëzon ...
“Sarajevo Safari” – Der Spiegel rikthen artikullin për Vuçiq...
Tërmet në Real Madrid! Lista e zezë e Mourinhos përfshin gja...
Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtar...
Lushtaku ngushëllon familjet Aliu dhe Binaku pas tragjedisë ...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, autori mbërrin në spi...