Misioni i OSBE-së në Kosovë ka reaguar lidhur me mbylljen e qendrave serbe për Punë Sociale në veri.
Në reagimin e saj në Facebook, OSBE thekson se mbyllja e Qendrave për Mirëqenie Sociale të drejtuara nga Beogradi do të ndikojë në aksesin në shërbimet kryesore për komunitetet joshumicë, shkruan Arbresh.info.
“Misioni sheh se mbyllja e Qendrave për Mirëqenie Sociale të drejtuara nga Beogradi do të ndikojë në aksesin në shërbimet kryesore për komunitetet joshumicë. Çdo ndërprerje e kujdesit shëndetësor, arsimit dhe mbështetjes sociale prek në mënyrë disproporcionale grupet e cenueshme sociale”.
“Këto mbyllje duhet të zgjidhen përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja”.
Aksioni për mbylljen e këtyre qendrave është zhvilluar të premten./Arbresh.info/
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...