Pasi vdiq në QKUK një grua nga plagët e marra prej burrit të saj, ka reaguar Misioni i OSBE-së në Kosovë.
Misioni i OSBE-së në Kosovë e dënoi rastin e vdekjes së një gruaje në Pejë nga plagët e marra prej sulmit nga burri i saj.
“Ne jemi të pikëlluar dhe zemëruar nga një vdekje tjetër si pasojë e dhunës në familje. Ngushëllime për familjen”, thuhet në reagimin e OSBE-së.
Misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe bashkëpunim në Europë më tutje kërkoi hetim të shpejtë të kësaj vdekjeje dhe vënie të drejtësisë në vend. Policia njoftoi se pardje vdiq në QKUK gruaja që ishte sulmuar nga burri i saj më 17 nëntor.
I dyshuari për sulmin që shkaktoi vdekjen e gruas është paraburgosur dhe po hetohet për vrasje të rëndë.
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur