Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë është në pritje të vendimit që shpall datën e zgjedhjeve në mënyrë që të fillojë me përgatitjet intensive për organizimin e këtyre zgjedhjeve.
Në një prononcim për arbresh.info, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se këto zgjedhje në kohë pandemie janë sfiduese për faktin se KQZ-ja krahas përgatitjeve teknike për organizimin e këtyre zgjedhjeve duhet të merret edhe me zbatimin e masave apo rekomandimeve të institucioneve shëndetësore.
“Jemi në kohë pandemie dhe sigurisht se këto zgjedhje janë sfiduese për faktin se KQZ-ja krahas përgatitjeve teknike për organizimin e këtyre zgjedhjeve duhet të merret edhe me zbatimin e masave apo rekomandimeve të institucioneve shëndetësore që lidhen me mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve gjatë procesit zgjedhor”, ka thënë Elezi.
Ndërsa, sa i përket buxhetit për organizimin e tyre, Elezi ka deklaruar se Komisioni Qendror Zgjedhor nuk ka mjete buxhetore të planifikuara për këtë proces zgjedhor i cili nuk ishte i planifikuar.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka mjete buxhetore të planifikuara për këtë proces zgjedhor i cili nuk është i planifikuar”, ka deklaruar ai.
Gjithashtu Elezi ka shtuar se KQZ-ja do të përgatis me kohë kërkesën buxhetore të cilën do ta përcjellë për miratim në Qeverinë e Kosovës në kohën kur shpallen këto zgjedhje.
Ndryshe, këto zhvillime vijnë pas vendimit të mbrëmshëm të Gjykatës Kushtetuese sipas të cilit ë vendi do ë shkojë në zgjedhje në afat prej 45 ditësh.
Kjo pasi gjykata i ka dhënë të drejtë Lëvizjes Vetëvendosje, në ankesën e saj për votën e deputetit Etem Arifi për Qeverinë Hoti./Arbresh.info
Joseph: Kriza politike në Kosovë rrezikon interesat e shteti...
Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër
Izraeli nis operacionin në Liban, Irani mohon bisedimet me T...
Rama në Vlorë, diskutime për projektet zhvillimore dhe organ...
Policia në Gjakovë: Viktima dhe i plagosuri nuk janë vëllezë...
Konjufca pret Ademin dhe zyrtarët e FFK-së para ndeshjes his...