Organizatat e UÇK-së i drejtohen Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës me kërkesë: Gjykata Kushtetuese të sqaroi vlefshmërinë e themelimit të Gjykatës Speciale

15:21 | 21 Tetor 2020

Organizatat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK), kanë adresuar një Propozim-Kërkesë në adresë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës për inicimin e një Aneks Kushtetues në Gjykatën Kushtetuese për interpretimin e Amendamentit nr 24, neni 162 pika 13 dhe 14, ku theksohet vlefshmëria e themelimit të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Në kërkesën e OVL- UÇK-së, që ka siguruar arbresh.info, thuhet se këto organizata janë të interesuara të kuptojnë interpretimin dhe vlerësimin e mandatit prekluziv të pikës 13 të amendamentit 24, neni 162 në Gjykatën Kushtetuese.

Po ashtu, në këtë kërkesë, OVL e UCK-së, kërkon që Gjykata Kushtetuese të interpretoi, apo të sqarojë paragrafin 14, ku shprehimisht thuhet “Në mungesë të njoftimit për përfundim të mandatit sipas paragrafit 12, mandati i Dhomave të specializuara dhe i Zyrës së Prokurorit të specializuar do të vazhdojë deri kur njoftimi i përfundimit të mandatit të bëhet në përputhje me Ligjin Nr. 04/L-274 dhe në konsultim me Qeverinë”.

Kjo kërkesë, i është dorëzuar Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Qeverisë më 19 tetor.

Ndryshe, Kuvendi i  Republikës së Kosovës  më  3 gusht të vitit 2015 i dha dritën e gjelbër themelimit të Gjykatës Speciale, apo e njohura ndryshe si Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale.

Me 82 vota pro,  5 kundër dhe një abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës patën miratuar ndryshimet kushtetuese, duke i hapur rrugën ligjore ngritjes së Gjykatës Speciale për Krime Lufte, e kërkuar edhe nga ndërkombëtarët.

Kjo ishte hera e dytë që Kuvendi kishte nxjerr për miratim këto ndryshime, pasi në seancën e 26 qershorit të po atij viti Kuvendi i Kosovës  për 5 vota  nuk kishte arritur të sigurojë miratimin e ligjit për Gjykatën Speciale./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara