Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përkujuar një ndër krimet më të mëdha në Kosovë nga forcat serbe të kryer në vitin 1999 me 25,26 e 27 mars në Krushë të Madhe në Rahovec.
Thaçi ka theksuar se edhe në këtë përvjetor shpreh dhembjen për familjet që pësuan rëndë nga ushtrimi i dhunës shtetërore serbe në vitet 1998-1999.
Po ashtu Thaçi i ka inkurajuar përsëri të gjitha organet e drejtësisë që sa më parë të hetojnë këto vrasje dhe masakra kudo në Kosovë.
Postimi i plotë i Thaçit në Facebook:
Një ndër krimet më të mëdha të shtetit të Serbisë kundër popullatës civile shqiptare ndodhi më 25, 26 dhe 27 mars 1999 në Krushë të Madhe të Rahovecit. Forcat ushtarake dhe policore serbe vranë mbi 243 persona: fëmijë, të rinj, të reja, gra, burra dhe pleq.
Edhe në këtë përvjetor shpreh dhembjen për familjet që pësuan rëndë nga ushtrimi i dhunës shtetërore serbe në vitet 1998 -1999.
Njëkohësisht inkurajoj sërish organet e drejtësisë që sa më parë të hetojnë këto vrasje dhe masakra kudo në Kosovë. HTH
Gjermani/ Stuhia e akullit mbyll shkollat, anulon fluturimet...
Joao Cancelo mbërrin në Barcelonë, pritet të debutojë që kët...
Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Sadriu
“Meta” çaktivizon gjysmë milioni llogari të personave nën 16...
Skocia ngre alarmin për përmbytje në mbarë vendin
Gruaja e Labinot Rexhës futet sonte në BBVK, sqaron lidhjen ...