Shefi i Zyrës të Bashkimit Evropian në Kosovë, Avio Orav është takuar me Peter Sorensen, të sapoemëruarin si emisar në dialogun Kosovë – Serbi.
Në një postim në platformën X, Orav theksoi se e patën një takim të shkëlqyer, duke shtuar se përvoja e Sorensen do të ndihmojë në avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Një takim i parë i shkëlqyer me Peter Sorensen, PSBE-në e sapoemëruar për Dialogun Beograd-Prishtinë. Jam i bindur se përvoja e tij e gjerë diplomatike do të ndihmojë në avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Ekipi im dhe unë do ta mbështesim plotësisht!”, shkroi Orav.
An excellent first meeting with Peter Sørensen, the newly-appointed EUSR for the Belgrade-Pristina Dialogue.
I am confident that his extensive diplomatic experience will help advance the normalization of relations between Serbia and Kosovo.
My team and I will fully support him! pic.twitter.com/IuL7bZJyj8
— Aivo Orav (@AivoOrav) February 1, 2025
Nga sot zyrtarisht në krye të dialogut Kosovë-Serbi do të jetë diplomati nga Danimarka, Peter Sorensen.
Paraardhësi i tij, Miroslav Lajçak, dje përmes një postimi tha se pas 4 vitesh e 10 muajsh si emisar po ia dorëzon detyrën Sorensenit, duke e quajtur këtë detyrë mision sfidues.
Peter Sorensen nga Danimarka ka përvojë më të madhe diplomatike në strukturat evropiane se sa në shtetin nga ai cili vjen.
Mes tjerash ka shërbyer si shef i delegacionit të BE-së në Bosnjë e Hercegovinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Ndërsa në Kosovë ai mes viteve 2002 deri në vitin 2006, Sørensen shërbeu si Zëvendës Shef i Shtyllës IV të BE-së të UNMIK-ut si dhe drejtor i Zyrës Evropiane./Arbresh.info/
ZRRE bën thirrje për kursim të energjisë
BQK: Asetet e bankave në Kosovë arritën në 9.22 miliardë eur...
Dasma në Gazë që u kthye në tragjedi
KQZ-ja mban mbledhje, ky është rendi i ditës
Incident i pazakontë: Shqiponja rrëmben një dron në fluturim...
LDK mban sot tubimin përmbyllës të fushatës në Pallatin e Ri...