Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, pritet që së shpejti të marrë një detyrë të re diplomatike në Turqi. Lajmi është bërë i ditur nga Matti Maasikas, Sekretar i Përgjithshëm në detyrë në Shërbimi Evropian për Veprime të Jashtme (EEAS), i cili e ka falënderuar Oravin për kontributin e tij gjatë shërbimit në Kosovë.
Përmes një postimi në rrjetin social X, Maasikas vlerësoi punën e bërë nga Orav dhe i uroi sukses në detyrën e re diplomatike në Turqi.
“Falënderoj Aivo Orav për punën e shkëlqyer në Kosovë. Kontributi yt ka qenë shumë i rëndësishëm dhe do të mungosh. Të uroj suksese në detyrën e re në Turqi dhe pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë siç kemi bërë ndër vite në role të ndryshme”, ka shkruar Maasikas.
Aivo Orav mori detyrën si shef i Zyrës së BE-së në Kosovë më 2 shtator 2024, duke pasuar diplomatin çek Tomáš Szunyog. Gjatë mandatit të tij, ai ka qenë i angazhuar në mbështetjen e proceseve demokratike në Kosovë dhe në forcimin e bashkëpunimit rajonal në kuadër të integrimit evropian./Arbresh.info

Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër
Izraeli nis operacionin në Liban, Irani mohon bisedimet me T...
Rama në Vlorë, diskutime për projektet zhvillimore dhe organ...
Policia në Gjakovë: Viktima dhe i plagosuri nuk janë vëllezë...
Konjufca pret Ademin dhe zyrtarët e FFK-së para ndeshjes his...
Bllokada në Kuvend rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombët...