Deputetët e opozitës kanë lëshuar sallën e Kuvendit, pasi projektligji për tërheqjen e mjeteve nga Trusti nuk kaloi në lexim të parë.
Me 57 vota kundër nuk ka kaluar projektligji për Trustin.
102 deputetë sa ishin të pranishëm në sallë, 44 deputetë kanë votuar pro këtij projektligji, 57 deputetët e pozitës votuan kundër dhe një deputetë abstenoi.
Projektligji për tërheqjen e Trustit ishte në rend dite edhe në seancën e djeshme, por pas mbylljes së punimeve shkaku i mungesës së kourumit, kjo pikë u shty për seancën e sotme.
Iniciuesi i kësaj nisme është deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu./arbresh.info/
Hoti në Mitrovicë: Nuk do të lejojmë që të rinjtë të mbeten ...
Pesë shqiptarë arrestohen në Dubai për drogë, pritet ekstrad...
Shoqata e Gjyqtarëve reagon ndaj presioneve publike: Deklara...
AUV: Therja e kurbaneve të bëhet vetëm në thertore të licenc...
Foda publikon listën për dy miqësoret ndaj Çekisë dhe Andorr...
ATK prezanton reformat tatimore të Kosovës në konferencën në...