Partitë opozitare, VV, AAK dhe Nisma pas takimit që mbajtën sot në seli të VV, thanë se janë të vendosur për të vazhduar me bllokimin e Kuvendit derisa të ekzistoj marrëveshja për Asociacionin e Komunave Serbe dhe për Demarkacion, transmeton arbresh.info.
Visar Ymeri nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se as buxheti apo çfarëdo ligji tjetër nuk do të miratohet në këso mënyra, duke u fshehur në sallat e Kuvendit të Kosovës.
“Në Kosovë nuk mund të ketë normalitet derisa ekzistojnë këto dy marrëveshje. Njëra për demarkacionin, kurse tjera për Asociacionin e Komunave Serbe”.
Ndërsa Fatmir Limaj nga Nisma për Kosovën ka thënë se ne po kalojmë në situatat shumët të vështira dhe si Opozitë dëshirojmë t’ia bëjmë të qartë qytetarëve se është një betejë për Kosovën dhe për ta kthyer Republikën.
“Dëshirojmë tu a bëjmë të qartë gjithë qytetarëve se jemi në një betejë për të mbrojtur Republikën. Kam ftes për Prokurorinë që të mos bëhet instrument i politikës, sepse ne jemi duke mbrojtur republikën dhe duhet ta kuptoje atë”.
E Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se janë të vendosur në vazhdimin e mbrojtjes së vendit. “Në Kosovë nuk ka normalitet pa u ndalua këto marrëveshje”./Arbresh.info
Prokuroria në Prizren kërkon paraburgim për të dyshuarin për...
Ngjarje e rëndë në Ankara: Babai merr peng vajzën 3-vjeçare,...
Kryeministri britanik: Koha më e rrezikshme, duhet përgatitj...
Tensionet Izrael–Liban përshkallëzohen, sulmi ajror lë tre t...
Dua Lipa kompenson banorët e Palermos pas protestave për das...
Rama promovon investitorët e Zvërnecit me shembullin e një r...