Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prishtinë të asistuar edhe nga organe tjera të sigurisë, pas hetimeve intensive të zhvilluara ndaj gjashtë të dyshuarve meshkuj kosovarë nën dyshimet se të njëjtit janë marrë me shit-blerje të substancave narkotike në rajonin e Prishtinës ka realizuar operacionin policor “LUGU”.
Me datën 06.08.2025 rreth orës 12:00 nën autorizimin e Prokurorisë Themelore dhe me urdhëresë të Gjykatës në Prishtinë, është zbatuar plani operativ ku janë zhvilluar kontrolle në tetë lokacione (shtëpi, banesa dhe objekte përcjellëse), ku me urdhër të prokurorit është mbyllur edhe një lokal (free shop).
Operacioni është mbështetur edhe nga Njësia Speciale Operative, Drejtoria e Teknikës Kriminalistike, njësia K9 si dhe njësitë patrulluese nga rajoni i Prishtinës.
“Si rezultat i këtij plani operativ janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar si dhe në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar:
1. 300 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë (vlera e së cilës vlerësohet se është rreth 18 000 euro),
2. 13. 294 Euro,
3. 2 DVR,
4. 5 vetura me targa vendore si dhe prova tjera materiale që ndërlidhen me rastin.
Të dyshuarit janë shoqëruar për intervistim në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e shpërndarjes së narkotikëve”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja