Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton se është arrestuar një person me iniciale Rr.M., pasi i njëjti dyshohet që në vazhdimësi ka kryer veprën penale “Ndihmë në detyrim”, duke ndihmuar personat e arrestuar dy ditë më parë në operacionin në Vushtrri, në kryerjen e veprës penale.
I njëjti me vendim të prokurorit gjendet në mbajtje për 48 orë.
“Brenda afatit të paraparë ligjor Prokuroria Themelore në Mitrovicë do të paraqes pranë gjykatës kompetente kërkesë për masën e sigurisë për të pandehurin”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar