Prokuroria Themelore në Mitrovicë në koordinim me Policinë e Kosovës, respektivisht Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, ka bërë realizimin e urdhëresës së Gjykatës Themelore në Mitrovicë – dega Vushtrri për kontrollin e shtëpive të katër personave të dyshuar, ku që nga orët e hershme të mëngjesit janë kontrolluar gjithsej tri lokacione, dy në fshatin Ropicë të Vushtrrisë dhe një lokacioni në qytetin e Vushtrrisë.
Nga ky operacion policor janë arrestuar tre persona lidhur me dyshimin e kryerjes së veprës penale “Detyrimi”, si dhe një person i cili ka qenë në arrati për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Arratisja e personave të privuar nga liria”.
Me vendim të prokurorit, katër të pandehurit ndalohen për 48 orë, ndërkaq operacioni është duke vazhduar./Arbresh.info
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar