Policia e Kosovës përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar kanë realizuar sot një operacion policor të koduar “Ura” me qëllim të luftës kundër të gjitha dukurive negative, i cili ka rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar.
Sipas PK-së, të dyshuarit e arrestuar lidhur me këtë rast dyshohet se kanë kryer veprat penale ‘importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’ të sanksionuara nga neni 372 i KPRKsë.
Personat e dyshuar tanimë të arrestuar në këtë rast janë:
M. S. lindur me 1972 m/sh/k
J. G. lindur me 1982 m/sh/k
Sh. K. lindur me 1974 m/sh/k,
Lidhur me rastin, me urdhëresë të gjykatës kompetente, janë kontrolluar 3 (tri) lokacione shtëpi me objekte përcjellëse të ndryshme në Skenderaj, me ç ‘rast janë sekuestruar:
6 armë (1 AK 47, 3 të gjata, 2 revole),
municion 271 cal të ndryshëm,
7 karikatorë”, thuhet në komunikatë.
Tre personat e dyshuar për kryerjen e veprave penale janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje.
Ky operacion policor është mbështetur nga njësitet speciale operative, njësitet me qenë (K 9) dhe njësitë e rajonit të Mitrovicës.
Hamza në Presidencë për takim me Osmanin: Do t’i shqyrtojmë ...
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit