Prokuroria Speciale njofton se është duke u zhvilluar një operacion policor në Komunën e Zubin Potokut dhe të Zveçanit.
Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, janë duke e zbatuar një urdhër të Gjykatës, me kërkesë të Prokurorisë Speciale, për të kryer bastisje në nëntë ( 9 ) lokacione, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale:
– Rrezikimin e personelit të Kombeve të Bashkuara ose personelit në marrëdhënie me to;
– Vrasje të Rëndë;
– Sulm ndaj personit zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
“Operacioni po mbështetet edhe nga njësi të tjera relevante të Policisë së Kosovës. Prokuroria Speciale bashkë me Policinë e Kosovës është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale. Publiku do të njoftohet me detaje, pas përfundimit të operacionit”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Sulmi izraelit vret gjashtë palestinezë në Gaza
Çfarë pas luftës në Iran, cilët janë skenarët e mundshëm?
Moti me shi sot në Shqipëri
Kurti sot merr pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gr...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Sa gjumë na nevojitet për rregullimin e sheqerit në gjak?