Google ADS

Operacion policor në 10 barnatore në Pejë, konfiskohen sasi e madhe e barnave pa banderola dhe arrestohen tre persona

19:37 | 22 Mars 2023
E.H

Tre pronarë të disa barnatoreve në Pejë, janë arrestuar sot nga Policia e Kosovës, pasi u janë gjetur sasi e konsiderueshme e barnave pa banderola, dhe si pasoj e kësaj është mbyllur një barnatore.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë zhvilluar sot një operacion në rajonin e Pejës ku janë kontrolluar 10 barnatore, për të të cilat ekzistonte dyshimi se të njëjtat mund të shitnin produkte farmaceutike pa banderola.

Të njëjtat produkte, siç thuhet në njoftim, dyshohet se janë të kontrabanduara dhe të rrezikshme për jetën e qytetarëve.

Ky operacion ka qenë i koordinuar së bashku me Doganën e Kosovës (Njësia e Antikontrabandës) dhe Inspektorët Farmaceutik nga Ministria e Shëndetësisë.

“Janë kontrolluar 10 barnatore ku në gjashtë prej tyre është gjetur sasi e konsiderueshme e produkteve farmaceutike pa banderola.

– Biznesi 1, në tri njësi janë gjetur: 398 lloje të barnave pa banderola, 40 copë barna me banderola të falsifikuara, një produkt narkotik pa licencë. Të njëjtit biznes i është lëshuar vendimi nga inspektorati farmaceutik për mbyllje të biznesit pasi që ka qenë duke punuar pa farmacist përgjegjës;

– Biznesi 2, në dy njësi janë gjetur: 203 lloje (produkte) medicinale pa banderola;

– Biznesi 3, në një njësi janë gjetur: 80 lloje (produkte) medicinale pa banderola”, thuhet tutje në njoftim.

Tre pronarë të bizneseve-barnatoreve janë shoqëruar në Stacion Policor dhe janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve lidhur me veprat penale të cekura më lartë.

Në disa barnatore janë pronarët e njëjtë të disa barnatoreve në qytetin e Pejës.

“Është konfiskuar sasia e barnave pa banderola që dyshohet se janë të kontrabanduara, me procedura të cilat do të merret më tutje njësia e Antikontrabandës nga Dogana e Kosovës, kurse Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike (SHKE-DHKEK) nga Policia e Kosovës procedon lëndën në aspektin penal pranë Prokurorisë kompetente”, thuhet në fund të njoftimit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme