Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës (SHKSHMK), në bashkëpunim me Shërbimin e Shpëtimit Malor të Malit të Zi dhe autoritetet kompetente të Malit të Zi, ka nisur një operacion kërkim-shpëtimi në majën e Hajlës, përgjatë kreshtës kufitare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.
Sipas informatave të para, një bjeshkatar me inicialet C.F. dyshohet se ka rrëshqitur nga kreshta dhe ka humbur kontaktin me pjesëtarët e tjerë të grupit.
Kushtet atmosferike të pafavorshme, me reshje bore dhe dukshmëri të kufizuar, po e vështirësojnë operacionin, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit janë të angazhuara në mënyrë të koordinuar për të lokalizuar personin e humbur dhe për të ofruar ndihmën e nevojshme.
Operacioni po zhvillohet në kushte të vështira, ndërsa ekipet e shpëtimit nga të dy shtetet po bashkëpunojnë ngushtësisht për të siguruar që të gjithë anëtarët e grupit të jenë në siguri. SHKSHMK ka njoftuar se do të vazhdojë të informojë publikun për zhvillimet e mëtejshme në lidhje me këtë operacion.
Trump: Negociatat me Iranin do të zgjasin, nuk ka zgjidhje t...
KQZ: Përfundohet votimi në 26 përfaqësi diplomatike të Kosov...
Gara për Tonalin: United gati ofertën 80 milionë paund
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvër...
Të shtëna me armë në Prishtinë, Policia arreston dy të dyshu...
KQZ hedh poshtë dyshimet: Materiali në video ishte sipas pro...