Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka mirëpritur zhvillimet e fundit në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë.
Sekretari Antonio Guterres duke përshëndetur deklaratën e BE-së për marrëveshjen e arritur në Ohër, pret nga palët të realizojnë detyrimet e marra.
“Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, mirëpret deklaratën e fundit nga Bashkimi Evropian për marrëveshjen ndërmjet palëve për zbatimin e Marrëveshjes që çon në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, ka njoftuar zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Farhan Haq.
Ai tha se është e rëndësishme që tani palët të punojnë me shpejtësi dhe mirëbesim për të realizuar të gjitha detyrimet e përcaktuara në Marrëveshje, për të mirën e të gjithëve.
“Kombet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur zbatimin e marrëveshjeve që dalin nga dialogu Beograd-Prishtinë i lehtësuar nga BE-ja”, thuhet tutje në reagimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) cituar nga zëdhënësi Farhan Haq.
Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), është themeluar pas Luftës së Dytë Botërore me qëllim forcimin e bashkëpunimit midis shteteve të botës, zhvillimin ekonomik dhe ruajtjen e paqes në botë.
Anëtarësimin e Kosovën në OKB e ka penguar Rusia për shkak të së drejtës së vetos në Këshillin e Sigurimit./arbresh.info/
Real Madridi i del në mbrojtje Vinit, pas fishkëllimave që m...
Britani/ Mbi 41,000 emigrantë kaluan La Manshin në 2025
“Vëllai im matanë bjeshkëve”, Rama lutet për Thaçin dhe të t...
Goditje masive ndaj emigrantëve, Trump paralajmëron masa të ...
Shkupi qyteti më i ndotur në Evropë
Konjufca takon vullnetarët e VV-së në Therandë: Me energjinë...