
Foto: Arsim Namani
Në një reagim të Instituti INDEP, Instituti GAP dhe GLPS thuhet se Qeveria e Kosovës po vazhdon të shkelë Ligjin për Ndërmarrjet Publike me rastin e zgjedhjes së anëtarëve të bordeve të këtyre ndërmarrjeve.
OJQ-të shprehin edhe njëherë shqetësimin e tyre në lidhje me këto vendime politike dhe të paligjshme dhe i kërkojmë Qeverisë së Kosovës që të rishikojë menjëherë dhe të shfuqizojë këto vendime.
“Kjo u vërtetua edhe në mbledhjen e 54-të të Qeverisë, në të cilën u shtua edhe më tej lista e të emëruarve politik në bordet e ndërmarrjeve publike. Këto vendime janë shqetësuese për institutet tona dhe janë reflektuar si të tilla edhe në Raportin e Progresit”, thuhet në reagim.
Kjo vlen veçanërisht për pozitat e larta në shërbimin civil dhe emërimet në bordet e entiteteve publike, në të cilat influenca politike gjatë emërimeve është shqetësuese.
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...