Nënkoloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gezim Sada ka diplomuar me sukses në Kolegjin e Luftës të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kolegji i Luftës së Ushtrisë Amerikane ka për qëllim të edukojë dhe zhvillojë udhëheqësit në nivel strategjik, me fokus në aplikimin e fuqisë luftarake tokësore, politikat kombëtare të sigurisë, dhe planifikimit afatgjatë, transmeton Klankosova.tv.
Sipas një njoftimi nga ana e FSK-së, oficeri Sada pas një viti studime në këtë institucion prestigjioz, ka diplomuar njëkohësisht edhe në nivelin ‘Master’ në Studime Strategjike.
“Një falënderim i veçantë për partnerin tonë strategjik Shtetet Bashkuara të Amerikës që në çdo fushë të zhvillimit ka mbështetur ngritjen profesionale te FSK”, thuhet tutje në njoftim.
Japonia fillon heqjen e karburantit bërthamor nga reaktori i...
Shoferët me lehtësira të reja, hyn në fuqi udhëzimi për CKP-...
Certifikata e Origjinës “Made in Kosova” njihet ndërkombëtar...
Lladrovci përkrah Komandant Remin: Zëri i tij do të jetë i v...
Enzo Fernández dëshiron largimin nga Chelsea, ëndërron trans...
Sveçla mban sot konferencë për media