Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me deklaratat e ministres nw detyrw të Ekonomisë, Artane Rizvanolli, të bëra sot para mediave, ku OEK-u përmendet si “aktor politik opozitar” dhe akuzohet se ka dekurajuar bizneset të aplikojnë për skema grantësh.
Në reagimin e saj zyrtar, OEK e cilësoi këtë pretendim si të pabazuar, të dëmshëm dhe të papranueshëm për një institucion që për dekada ka qenë partner konstruktiv i të gjitha qeverive, pa dallim.
Oda rikujton se gjatë gjithë kësaj periudhe ka inkurajuar vazhdimisht bizneset të aplikojnë për skema mbështetëse, duke i parë ato si instrument të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe rritjen e konkurrueshmërisë.
“Çdo pretendim i kundërt është i pavërtetë dhe tenton të njollosë reputacionin tonë. Suksesi dhe ndikimi i vazhdueshëm i OEK-ut duket se po pengon disa akterë që, në mungesë të argumenteve, zgjedhin diskurs të pavërtetë,” thuhet në komunikatën e OEK.
Oda i ka kërkuar Rizvanollit që deri më 08.12.2025 të paraqesë prova të qarta dhe të verifikueshme lidhur me pretendimet e saj. Në mungesë të këtyre provave, OEK paralajmëron se do të inicojë procedurat ligjore për shpifje dhe dëmtim të reputacionit të institucionit.
Në reagim, OEK rikujton gjithashtu se ish-ministrja do të duhet të japë llogari për dëmet e shkaktuara bizneseve nga mënyra e papërgatitur dhe e njëanshme e futjes së tyre në tregun e energjisë, e cila ka shkaktuar vështirësi serioze financiare për ndërmarrjet vendore.
Oda Ekonomike e Kosovës thekson se do të vazhdojë të punojë profesionalisht, në mënyrë të pavarur dhe pa përfshirje politike, duke mbrojtur interesin e bizneseve dhe zhvillimit ekonomik të vendit.
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...