Oda Ekonomike Gjermano Kosovare është bërë anëtare me të drejta të plota e përbërjes së Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik të Kosovës.
Sipas komunikatës, Oda Ekonomike Gjermano Kosovare është njoftuar për këtë vendim të marrë nga kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, në mbledhjen e 70-të të kabinetit qeveritar të Republikës së Kosovës.
“Oda Ekonomike Gjermano Kosovare, tash e një kohë ka qenë pjesë e kësaj trupe të rëndësishme ekonomike të vendit në cilësinë e vëzhgueses. OEGJK, e cila përfaqëson një numër të madh të bizneseve kosovare dhe gjermane që operojnë në Kosovë, e ka mirëpritur dhe vlerësuar këtë hap të kryeministrit të Republikës z. Mustafa, dhe merr përgjegjësitë e saj për të kontribuar në të gjitha aspektet e mbarëvajtjes së punëve të Këshillit, në dobi të zhvillimit ekonomik të vendit”, thuhet në komunikatë.
Me këtë rast, presidenti i OEGJK-së, Samir Krasniqi, e ka vlerësuar dhe mirëpritur vendimin e kryeministrit z. Mustafa, duke thënë se do të ofrojnë kontribut të pa rezervë për të ndihmuar në secilën çështje që do të ngritët në takimet e mëtejme të mekanizmit më të lartë të vendit për çështje ekonomike.
Kurti: Vazhdojmë të punojmë, krejt për shtet, sepse pa dyshi...
“Faleminderit për shërbimin ndaj atdheut”, Ramush Haradinaj ...
Ndalohet për 48 orë i dyshuari për vrasjen e 18-vjeçarit në ...
“Revolucioni imagjinar i flamingove”, Rama ironizon protesta...
46 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë
Izraeli godet objektiva ushtarake në Iran, tensionet përshka...