Oda Ekonomike e Kosovës ka refuzuar ftesën e Odës Ekonomike të Serbisë për vaksnimin kundër COVID-19 të ndërmarrësve, pasi kjo e fundit ka siguruar 10 mijë vaksina nga AstraZeneca.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj ode, Berat Rukiqi, i cili ka thënë se refuzimi është bërë për arsye parimore.
Sipas Rukiqit, OES jo vetëm Kosovës, por ju ka bërë thirrje për vaksinim ndërmarrësve nga i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor.
“Ky rast dhe progresi që kanë vendet e rajonit me vaksinimin, janë edhe një alarm shtesë për të gjithë, që të angazhohemi fuqishëm në sigurimin e vaksinës.
Bizneset tona janë të gatshme të përkrahin institucionet e vendit, në këtë proces dhe në procese tjera që na ndihmojnë t’i japim fund krizës shëndetësore”, ka shkruar ai në Facebook.
Kujtojmë se, Kosova është vendi i vetëm në Evropë që akoma nuk është pajisur me vaksinën kundër Coronavirusit.
Ushtarët e Beneluksit përfundojnë misionin 1-vjeçar në Kosov...
MINT-i vendos kufirin e fitimit për tregtarët e derivateve: ...
LDK thirrje Prokurorisë: Ndalni ndërrimin e njehësorve, po r...
Dështon protesta në Shqipëri për rritjen e çmimit të naftës
77-vjetori i NATO-s, Haradinaj: Kosova i mbetet përjetësisht...
Rama: Nis pastrimi i mbeturinave në MAT-1, apel për qytetarë...