Numri i vdekjeve nga pandemia koronavirus tani ka tejkaluar 5,000 dhe Evropa është bërë qendra e shpërthimit, tha kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit.
Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se numri i të vdekurve kaloi “piketë tragjike” në konferencën e përditshme të së premtes, transmeton portali arbresh.info.
Ai u tha mediave të mbledhura se Evropa është bërë qendra e shpërthimit dhe kontinenti ka më shumë raste dhe vdekje sesa pjesa tjetër e botës e kombinuar përveç Kinës.
Organi shëndetësor global tha se është “e pamundur” të thuash kur do të arrijë pandemia dhe Tedros paralajmëroi qeveritë botërore se duhen një sërë masash për të luftuar sëmundjen./arbresh.info/
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin