Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se në vendet e varfra ka mungesë të madhe të vaksinave kundër koronavirusit.
Ky është një dështim global, thanë zyrtarët e OBSH-së.
Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se situata në Afrikë është po aq e rrezikshme sa përhapja në gjithë globin e variantit më ngjitës, Delta.
Javën e kaluar në Afrikë është regjistruar një rritje prej 40 për qind e numrit të të infektuarve dhe vdekjeve krahasuar me një javë më herët.
“Bota jonë po dështon. Problem është furnizimi, thjesht na jepni vaksinat”, tha Ghebreyesus në një konferencë për media.
COVAX, një program global për shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra i udhëhequr bashkërisht nga aleanca e vaksinave GAVI dhe OBSH-ja, ka shpërndarë 90 milionë doza të vaksinave kundër COVID-19 në 132 vende.
Shpërndarja ka filluar që nga shkurti, por është përballur me probleme të furnizimit që kur India pezulloi eksportet e vaksinave./R.E.L/
Ndeshje e çmendur: Parisi e fiton aktin e parë gjysmëfinal n...
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit