Ndihmëssekretari i Shtetit amerikan për Europë dhe Euroazi, Jim O’Brien, ka pritur sot në takim ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedoncin.
Përmes një postimi në platformën X,O’Brien rikonfirmon partneritetin e SHBA-së me Kosovën veçanërisht në aspektin e sigurisë.
”Ne e mbështesim Forcën e Sigurisë së Kosovës ndërsa ajo kalon në një forcë mbrojtëse territoriale multi-etnike, profesionale, të ndërveprueshme nga NATO-ja, që i nënshtrohet mbikëqyrjes civile. Jam i lumtur që takohem sot me ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedoncin, dhe rikonfirmojmë partneritetin tonë me Kosovën”, ka shkrar O’Brein./Arbresh.info
Important meeting between Minister @EjupMaqedonci and Assistant Secretary O’Brien today. Our security sector cooperation is fundamental to achieving our goals with Kosovo, including supporting Kosovo’s full integration into European & Euro-Atlantic institutions. https://t.co/yoliqA75aZ
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) December 13, 2023
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...
Alarmon shoqata e qumështarëve: Jemi në një situatë alarmant...
Azemi: Punëtorët teknik dhe fizik të Prishtinës kërkojnë pag...
“Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, Trump kërcënon sër...