Komuna e Obiliqit ka ndarë sot 15 mijë euro për familjet e prekura nga tërmeti në Durrës dhe vendet tjera të Shqipërisë.
Ky vendim u mor në një seancë të jashtëzakonshme e cila filloi me një minutë heshtje për të gjithë njerëzit që humbën jetën si pasojë e shembjes së shtëpive nga tërmeti që ndodhi të martën në orët e hershme të mëngjesit.
Këtë lajm e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi me anë të një postimi në Facebook. “Me një minutë heshtje për të gjithë njerëzit që humbën jetën nga termeti në Shqipëri, filluam seancën e jashtëzakonshme sot.

Në këtë seancë aprovuam me gjitha votat për, kërkesën time për ndarjen e mjeteve financiare prej 15,000.00€ për familjet e prekura nga termeti në Shqipëri. Bashkëndjejmë dhimbjen me ju Shqipëri!”, ka shkruar ai.
Përveç Obiliqit edhe Komunat e tjera të Kosovës janë solidarizuar me të prekurit e tërmetit në Shqipëri. Kështu Prishtina ka ndarë 50 mijë euro, Mitrovica 22 mijë euro, Gjakova 14 mijë euro, Drenasi 10 mijë euro etj.
Si pasojë e tëmetit me magnitudë 6.4 që goditi Shqipërinë më 26 nëntor, kanë humbur jetën të paktën 49 persona
“Ka pasur edhe kërcënime” – Hajdari flet për mom...
Haxhiu viziton Klinikën e Pediatrisë në Ditën e Fëmijëve: Fë...
Disa lojtarë pritet të largohen nga Juventusi, ndër ta edhe ...
Haradinaj ngushëllon Metën për vdekjen e babait
Fillon presioni për Tuchelin: Mediumi i madh anglez e konsid...
Arben Fetai jep dorëheqje nga posti i zv. kryeministrit të M...