Tre persona janë arrestuar në Obiliq rreth orës 16, pasi që kanë kryer veprën penale shitë-blerjen e paautorizuar e substancave narkotike.
Gjatë kontrollit nga Policia e Kosovës tek të dyshuarit janë gjetur rreth 17 mijë euro, një veturë, dy revole, dy karikator, 27 fishekë, dy telefona celularë, një palë dylbi, njëzet CHF dhe një qese me 10 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Obiliq (NN) 27.09.2022 – 16:05. Janë arrestuar nga policia tre të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit janë hasur duke bërë shitë-blerjen e paautorizuar e substancave narkotike. Tek të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar: 16373.4 € (gjashtëmbëdhjetë mijë e tre qind e shtatëdhjetë e tre € e katër dhjetë cent), 1 (një) veturë me targa vendore, 2 (dy) revole, 2 (dy) karikator, 27 (njëzet e shtatë) fishek, 2 (dy) telefona celularë, 1 (një) palë dylbi, 1 (një) këllëf të revoles, 20 (njëzet) CHF dhe 1 (një) qese me 10 (dhjetë) gram substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. /arbresh.info/
Pas Abdixhikut, edhe Kurti arrin në Kuvend për takimin
Çështja e presidentit, Abdixhiku mbërrin në Kuvend për takim...
Biletat në shitje për ndeshjen e Kosovës ndaj Sllovakisë
Kurti pret përfaqësuesin e UNDP-së, në fokus të diskutimit b...
Rigjykimi/ Dushko Arsiq dënohet me 13 vjet burgim për krime ...
Vdes zyrtari policor, Mehdi Ibrahimi