Presidentja e Katërt e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga dhe drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë Arian Zeka vizituan Qendrën Burimore për Mësim dhe Këshillim “Xheladin Deda” në Pejë, për të vizituar dhe ndarë dhurata për vitin e ri për fëmijët e verbër, nxënës të kësaj qendre, njofton kumtesa.
Presidentja Jahjaga u njoftua nga drejtori i Qendrës Burimore Xhavit Kastrati lidhur me aktivitetet e shkollës që ai drejton, si dhe me kushtet ekzistuese dhe nevojat për përkrahje. Ajo po ashtu pati mundësi të bisedojë edhe me nxënësit e shkollës por edhe të ndjek një performancë muzikore në piano nga Alba, nxënëse e Qendrës.
Presidentja Jahjaga u zotua se me Fondacioni e saj do të koordinojë përkrahjen e ardhshme për Qendrën Burimore, ndërsa Fondacioni i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë do të bëjë një donacion në vlerë prej rreth 2,000 eurosh për blerjen e makinave të shkrimit “brille”.
Rama: Korridori VIII certifikohet si korridor sigurie për fo...
Trump: Ndryshimi i regjimit, gjëja më e mirë që mund të ndod...
Kurti në Mynih takon Administratorin e UNDP-së, flasin për p...
Kapen mbi 15 mijë euro të padeklaruara në Merdare
Drita fiton në frymën e fundit ndaj Drenicës
Plenkoviq njofton për takimin me Kurtin: Folëm për statusin ...