Trupat e dy turisteve që humbën jetën në Qafën e Valbonës në Shqipëri u nxorën pas rreth 11 orësh nga njoftimi për rrëzimin e tyre.
Kjo u arrit vetëm pas ndërhyrjes së ekipit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, me kërkesë të policisë së Bajram Currit.
Sipas këtij shërbimi, operacioni për nxjerrjen e trupave ka nisur në orën 16:00 të ditës së martë dhe ka përfunduar në orën 03:00 të mëngjesit të së mërkurës.
Në operacion kanë marrë pjesë edhe forcat e policisë së Bajram Currit (bashki ku përfshihet zona ku ndodhi ngjarja e rëndë), por edhe banorë të zonës.
Mjegulla dhe bora në këtë zonë të lartë malore bëri të pamundur ndërhyrjen nga ajri me helikopter për të nxjerrë trupat e dy vajzave turiste, njëra nga Franca dhe tjetra nga Belgjika.
Dy turistet e huaja kanë qenë duke kaluar shtegun verior Theth-Valbonë, kur kanë rrëshqitur për shkak të borës së ngrirë. Ato kanë qenë së bashku me dy persona të tjerë, të cilët kanë shpëtuar vetëm me lëndime të lehta. /Arbresh.info/
Njoftimi i plotë:
Vrasja në Gjakovë, arrestohet edhe një i dyshuar – Policia j...
MINT publikon çmimet e reja të derivateve, shtrenjtohet naft...
Rrahje në Podujevë, një person dërgohet në mbajtje – konfisk...
73 aksidente brenda 24 orëve në vend, policia shqiptoi mbi 2...
Nga sot e deri më 12 maj mbyllet kjo rrugë në Prishtinë, shk...
Reagimi i Dembeles pas kualifikimit në finale ishte epik, ai...