Si shkak i numrit të vogël të nxënësve në shumë fshatra të Komunës së Kamenicës, 15 shkolla vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura, sipas reformës së kryetarit Qëndron Kastrati.
E një gjë e tillë po e rrezikon humbjen e vitit shkollor të 548 nxënësve në atë komunë, të cilët nuk e ndoqën fare gjysmë vjetorin e parë, shkruan arbresh.info
Kjo e ka shtyrë kryetarin e Bashkësisë Lokale të fshatit Karaçevë, Selver Lenjanin, që tu drejtohet institucioneve kryesore të shtetit.
Ai u ka dërguar letër U.D të presidentit, Vjosa Osmanit dhe kryeministrit Avdullah Hoti ka kërkuar që t’i pranojnë në takim dhe të ua tregojnë hallet që kanë tash e sa vite lidhur me shkollat në atë komunë.
“15 shkolla janë të mbyllura në Kamenicë edhe në brez kufitar i ka mbyllur kreu i komunës, mbi 100 nxënës nuk e vijojnë mësimin”, thuhet ndër të tjera në letrën e Lenjanit drejtuar Presidencës dhe Qeverisë.
Kujtojmë se janë bërë dy vjet kur edhe ka nisur reforma e kryetarit të Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, mirëpo që ka hasur në rezistencë të shumë qytetarëve në atë komunë./arbresh.info/


I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë