Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Nuredin Lushtaku është ndaluar nga Prokuroria e Shtetit për 48 orë.
Kjo është konfirmuar për arbresh.info nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.
“Po është ndaluar nga prokuroria, mirëpo seanca është duke u mbajtur, tani do të vendoset çfarë mase merret, ne e kemi bërë kërkesën për me shku në paraburgim, jo vetëm për të por për që të tre”, tha Preteni.
Ndryshe ish-nënkryetari i Skenderajt, Nuredin Lushtaku dyshohet se natën e 2 korrikut së bashku me disa familjarë i kishte sulmuar policët të cilët e kishin gjobitur djalin e tij.
Dy nga ta kanë pësuar lëndime trupor si pasojë ndërsa njëri prej tyre ishte plagosur me armë zjarri në këmbë, teksa tjetri ka marrë plagë të rënda në kokë nga një mjet i fortë./arbresh.info
Miratohet vendimi i Qeverisë për dërgimin e FSK-së në Gaza
Vance: Topi është në fushën e Teheranit pas “përparimit” në ...
Edi Rama: Shqipëria 2030 në BE është zgjedhje qytetërimi, jo...
Samiti i IV i Diasporës, Rama: Shqiptarët në Maqedoninë e Ve...
Miratohet Projektligji për Byronë e Verifikimit dhe Konfiski...
Dështon mbledhja e KGJK-së për zgjedhjen e kryesuesit, mungo...