Gjykata Speciale i ka dërguar ftesë edhe ish-eprorit të Zonës Operative të Llapit, Nuredin Ibishit.
Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati, shkruan arbresh.info.
Gucati ka shtuar gjithashtu se Ibishi do të del faqebardhë.
“Sapo mora lajmin se Gjykata Speciale ka dërguar ftesë për bashkëluftëtarin Nuredin Ibishi – Leka, i cili gjatë kohës së luftës ishte epror në Zonën Operative të Llapit.
Edhe ky, si të gjithë të ftuarit tjerë, do të dalin faqebardhë.”, ka shkruar Gucati.
Ndryshe një ditë më parë nga Gjykata Speciale janë ftuar edhe ish- eprori i Zonës Operative të Llapit. Salih Mustafa – Cali, dhe ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati./arbresh.info/
Shefja e BE-së në Prishtinë: Sa më shpejt, Kosova ka nevojë ...
Provedel në “radarin” e Interit
Muja: Integrimi evropian udhërrëfyes për reformat në bujqësi
Vendosen tabelat me emra të rinj të rrugëve në Mitrovicën e ...
GAP dhe KLGI kundërshtojnë tarifën për hyrje në Prishtinë
Përballje historike në UFC: Denis Buzukja përballë rivalit r...