Kandidatja për deputete nga rradhët e koalicionit PDK-AAK-NISMA, profesoresha e UP-së, regjizorja e njohur Elmaze Nura, pret që Kuvendi i ri të jetë më përfaqësues të dinjitetshëm, efikas dhe të dobishëm.
“Në zgjedhjet e 11 qershorit, për herë të parë kam nderin të jem kandidate për deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Falenderoj AAK-në dhe kryetarin e saj Ramush Haradinaj, kryeministrin e ardhshëm, për besimin që më kanë dhënë. Synimi im, është që të arrij të përfaqësoj sa më shumë zërin e sovranit, në parlament”, është shprehur ajo në një status në facebook.
“Duke qenë e vetëdijshme se përgjegjësitë qeverisëse së shpejti do të jenë në duart e koalicionit tonë që pritet t’i fitojë zgjedhjet, besoj se ky përfaqësim do të jetë i dinjitetshëm, efikas dhe i dobishëm jo vetëm për votuesit e mi, por për qytetarët në përgjithësi. Na priftë e mbara! Për një Kosovë më të mire, për të gjithë!”, ka thënë Elmaze Nura, e cila është anëtare e kryesisë së AAK-së, lideri i së cilës Ramush Haradinaj, pritet të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës.
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira