Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Skenderaj, Fadil Nura, ka kërkuar nga kryetari i partisë, Memli Krasniqi, që të largojë nga pozitat dy përfaqësuesit e PDK-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Kërkesa e Nurës vjen pas situatës së krijuar në Mitrovicë, ku janë ngritur dyshime për manipulime me vota nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje në disa shkolla dhe qendra votimi, rast që tashmë po hetohet nga prokuroria.
Sipas Nurës, sjellja e dy përfaqësuesve të PDK-së në KQZ “ishte për keqardhje” dhe ata nuk kanë mbrojtur dinjitetin, qëndrimet politike dhe interesat e partisë në këtë institucion.
Postimi i plotë:
Anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) përfaqësojnë Partinë Demokratike të Kosovës në tërësi.
Duke marrë parasysh zhvillimet e fundit në skenën politike të vendit, si dhe angazhimin e vazhdueshëm të shumë anëtarëve tanë në mbrojtjen e votës së qytetarëve dhe të integritetit zgjedhor, vlerësojmë se sjellja e dy përfaqësuesve aktualë të PDK-së në KQZ ka qenë për keqardhje dhe në kundërshtim me interesat e partisë.
Në vend që të kontribuojnë në mbrojtjen e qëndrimeve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe të reagojnë ndaj fyerjeve dhe sulmeve të përsëritura nga përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje në mbledhjet e KQZ-së, këta anëtarë kanë dështuar të mbrojnë dinjitetin dhe qëndrimet politike të partisë. Sjellje të tilla dëmtojnë imazhin dhe besueshmërinë e Partisë Demokratike të Kosovës në një institucion të rëndësishëm siç është KQZ-ja.
Për këto arsye, kërkojmë nga Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës që të ndërmarrë menjëherë masat e nevojshme për t’i liruar nga detyra këta dy anëtarë të
KQZ-së dhe për t’i zëvendësuar me përfaqësues të tjerë me integritet të lartë profesional e politik, të cilët do të mbrojnë me dinjitet interesat e Partisë
Demokratike të Kosovës dhe votën e qytetarëve të Republikës së Kosovës./Arbresh.info
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...