Shqipëria është goditur nga një seri tërmetesh mëngjesin e sotëm, që rezultoi edhe vdekjeprurës për tetë persona deri më tani.
Vende të ndryshme kanë ofruar ndihmë për zonat e prekura, shkruan arbresh.info, e njëra nga to ishte edhe Kosova e cila ka dërguar ekipet e saja nga FSK-ja dhe Policia.
Ndërkohë ministri i jashtëm, Behgjet Pacolli ka publikuar numrin e Ambasadës së Kosovës në Tiranë që është mobilizuar për të arritur sa më parë tek të lënduarit.
“Dhimbja për jetët e humbura nga fatkeqësia natyrore është e madhe. Beteja jonë është për të shpëtuar të mbijetuarit sa më shpejtë. Ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë sikurse shteti i Kosovës, është e mobilizuar plotësisht në këto rrethana”, shkruan Pacolli.
Ky është Numri I emergjencës 0682415291./arbresh.info/
Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi kryeministri ...
Kryeministri i ri hungarez, Magyar pritet të betohet më 9 ma...
Trump: Irani “po shembet financiarisht” nga kriza në Hormuz
Komandantin e KFOR-it: Situata e sigurisë në Kosovë aktualis...
“I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- Geci, eskaloi...
Dukagjini – Ballkani, formacionet zyrtare