Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se janë numëruar votat për 400 vendvotime.
Njëkohësisht në Qendrat Komunale të Numërimit po bëhet verifikimi i votave të subjekteve politike dhe numërimi i votave për kandidatët për deputetë.
KQZ ka bërë të ditur se numërimi i votave të kandidatëve për deputetë ka përfunduar në Qendrat Komunale të Numërimit në 6 komuna, Hani i Elezit, Shtërpcë, Partesh, Ranillug, Junik dhe Kllokot. Ndërkohë, ky proces është duke vazhduar në 28 komuna të tjera, ndërsa në këtë numërim deri më tani nuk janë përfshirë vetëm 4 komunat në veri si dhe komuna e Mamushës./rtk
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira