Kuvendi i Kosovës ka nisur sot në ora 10:30 seancën me pika të rëndit të ditës që kanë mbetur pa u votuar në seancat e kaluara.
Mirëpo, deputetët e opozitës nuk po votojnë duke e pamundësuar kështu votimin në tërësi për shkak të mungesës së kuorumit, raporton arbresh.info.
Për këtë arsye, shefi i grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi ka kërkuar që të ndërpritet seanca dhe të vazhdohet vetëm javën e ardhshme.
“Nëse nuk marrin pjesë as për ligjet tepër të rëndësishme ose nëse nuk votohen as marrëveshjet me BE-në, kjo për mu as politikë nuk është. Ta përfundojmë këtë seancë, të vazhdojmë javën e ardhshme ose kurdo”, ka thënë Krasniqi.
Pas fjalës së Krasniqit, kryeparlamentari Veseli ka caktuar pauzë deri në ora 14:00./Arbresh.info
Kanos kolegun me armë lodër, arrestohet i dyshuari në Prisht...
SHBA godet sërish anije në Paqësorin lindor, 3 persona të vr...
Sot Dita botërore pa duhan
Moti sot në Shqipëri
Kadri Veseli feston sot ditëlindjen, mbush 59 vjet
Serwer: Vetë mbështeta krijimin e Gjykatës Speciale, kam gab...