Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar shtatë persona të cilët nuk kanë zbatuar vendime e Qeverisë lidhur me luftimin e pandemisë COVID-19.
Pesë prej tyre janë arrestuar në Prizren, kurse dy në fshatin Stankaj të Pejës.

Më poshtë rastet sipas raportit të policisë:
Rr. Jusuf Gërvalla, Prizren 06.08.2020 – 02:10. Janë ndaluar dy të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverise, për kufizim të lëvizjes. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Rr. Nëna Terezë, Prizren 06.08.2020 – 00:45. Janë ndaluar tre të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverise, për kufizim të lëvizjes. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Fsh. Stankaj, Pejë 06.08.2020 – 10:51. Raportohet se dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër kosovare kanë organizuar aheng familjar në një lokal-restorant në kundërshtim me vendimin e Qeverisë. Në vendin e ngjarjen kanë dalur edhe Inspektoret Komunal, të cilët dy të dyshuarve u kanë shqiptuar gjoba mandatorë, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
U raportua për vdekjen e tij, Netanyahu poston video: Po vde...
Ligji për gjuhën shqipe në Kushtetuese, Pendarovski: Problem...
Kurti shtron iftar për BIK-un: Falenderojmë Tërnavën për kon...
Hattrick i Raphinhas, Barça fiton ndaj Sevillas dhe ruan dis...
Incident në Liqenin e Badovcit, peshkatari kanos me armë roj...
Martohet Princ Leka II, ceremonia private u mbajt në Kështje...