Naim Dedushaj, drejtori i Departamentit të Hulumtimeve dhe i Përkrahjes së Investimeve të Diasporës në Ministrinë e Diasporës është suspenduar nga puna për dy muaj.
Në ministrin e Diasporës thonë se i njëjti është amnistuar nga sekretari i kaluar i kësaj ministrie, përkundër gjetjeve të Auditorit të Brendshëm për mungesën e tij në punë.
Ministria e Diasporës udhëhiqet nga Dardan Gashit. Në mandatin e kaluar, kjo ministri është udhëhequr nga Valon Murati.
Lajmi për suspendimin e tij është konfirmuar nga zyrtarët e ministrisë së Diasporës.
“Raporti i Auditorit të Brendshëm kishte konstatuar mos-regjistrimin e Naim Dedushajt në sistemin elektronik të vajtje-ardhjes për një periudhë të gjatë kohore, së paku 3 muaj”, tha Kreshnik Berisha, këshilltar politik i Ministrit të Diasporës.
Berisha e ka akuzuar ish-sekretarin e ministrisë së Diasporës, Osman Shahini se e ka amnistuar Dedushajnë. Edhe Shahini ishte pezulluar nga puna në fillim të muajit nëntor të vitit të kaluar nga Ministri Gashi.
“Përderisa Sekretari i mëparshëm i ministrisë nuk ka ndërmarrë asnjë masë dhe mbi bazën e vërejtjeve të vazhdueshme, u.d të Sekretarit të Përgjithshëm pak javë më parë ka iniciuar rastin në Komisionin Disiplinor, për shkelje të rregullores 05/2010”, tha këshilltari i ministrit Dardan Gashi.
Ai tha se Komisionit Disiplinor ka konstatuar se “me veprimet e lartpërmendura zyrtari Dedushaj ka bërë shkelje sistematike të nenit 7 paragrafi 1 të Rregullores nr. 05/2010 për orarin e punës”.
Pas përfundimit të suspendimit për periudhën kohore 2 mujore, sipas vendimit të Komisionit Disiplinor, Dedushaj parashihet të kthehet në vendin e punës.
Kallxo.com ka tentuar të kontaktojë edhe me zyrtarin e suspenduar, Naim Dedushaj përmes telefonit dhe email-it, por nuk ka marrë përgjigje deri në momentin kur ky shkrim është publikuar.
Ai ka thënë se gjendet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se kur të kthehet në Kosovë do të flas rreth suspendimit të tij.
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...
Zyrtare: Gjiganti italian shkarkon trajnerin
Shtetasja e huaj kapet në aeroport me dokument të falsifikua...
KQZ shpërndau materialet zgjedhore për zgjedhjet e nesërme
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...