Problemet në futbollin kosovar nuk kanë të ndalur, disa javë një ndeshje e Ligës së Dytë mes Deçanit dhe Prizrenit ishte ndërprerë shkak i dhunës ndaj lojtarëve dhe tifozëve.
Ndëkohë gjatë ditës së sotme ka pasur probleme tjera, ku në duelin mes Fushë Kosovës dhe Vushtrrisë, ka pasur përleshje midis tifozëve të klubeve.
Tifozëria ‘Forca’ nga Vushtrria ka udhëtuar për të përkrahur skuadrën e tyre në Fushë Kosovë, mirëpo ky udhëtim nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme për ta.
Aty ata patën përplasje fizike me tifozët nga Fushë Kosova, ‘Pampurat’.
Në një video që ka siguruar faqja online e sportit, Fansat e Fubtollit kosovar shihet se aty ka ndërhyrë edhe policia.
Arbresh.info ka tentuar të komunikojë me Policinë e Kosovës, mirëpo deri në publikimin e lajmit ata kanë qenë të pa qasshëm.
Ndeshja ishte ndërprerë për disa minuta dhe ka rifilluar sërish.
Rezultati është 2-0 në të mirë të Vushtrrisë./Arbresh.info
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën