Edhe pse sezoni i dasmave verore po shkon drejtë përfundimit, të shtënat nëpër ato pak dasma që kanë mbetur nuk kanë ende të ndalur.
Megjithatë, në krahasim më javët paraprake, policia e Kosovës po ka më pak telashe në raport me këtë çështje.
Në fakt, si duket fundi i gushtit po shoqërohet me krismat e fundit të pistoletave nëpër ahengje.
Siç raporton policia e Kosovës,gjatë ditës së djeshme në Prishtinë është arrestuar një i dyshuar pasi që i njëjti në aheng familjar kishte shtënë disa herë me armë zjarri.
Gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe konfiskuar: dy revole, njëra “Zastava TT” , tetë gëzhoja të kalibrit 7.62 mm. një kalibrit 9 mm. dhe pesë fishekë.
Ndërkaq në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“The Best of Fisnik Asllani” – Bundesliga publikon përmbledh...
Protesta përpara Kryeministrisë për Zvërnecin, qytetarët çaj...
Pacolli: Suksesi nuk matet me sa larg shkon, matet me sa nje...
Dita e tretë e protestës në Tiranë në mbrojtje të Zvërnecit ...
Ivanka: Zvërneci, projekti i jetës sime – Punojmë me s...
Burgimi i përjetshëm: A po e ndal krimin?