Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka dërguar sot në Gjykatën Kushtetuese komentet në lidhje me nënkryetarët serb në Kuvendin e Kosovës.
E në një konferencë për media, e para e shtetit ka thënë se bllokimi i konstituimit të Kuvendit për shkak të mos zgjedhjes së nënkryetarit serb, përderisa ka kuorum, do ta cenonte funksionalitetin e shteti dhe themelin e ndërtuar të Republikës së Kosovës, shkruan Arbresh.info.
“Prandaj në kushte kur bllokohet konstituimi i Kuvendit për një nënkryetar, përkundër faktit që Kryesia ka kuorum, në ato momente pamundësohet përfaqësimi legjitim i qytetarëve në institucionin më të lartë. Andaj mbrojtja e sovranitetit ndërlidhet edhe me vetë Kuvendin funksional. Bllokimi i konstitutimit të Kuvendit për shkak të mos zgjedhjes së nënkryetarit, përderisa Kryesia ka kuroum, do ta cenonte jo vetëm funksionalitetin institucional, por themelin në të cilat është ndërtuar republika e Kosovës”, tha Osmani.
Lidhur me këtë, Presidenca ka publikuar edhe komentet e plota që janë dërguar sot në Gjykatën Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
“Vetoja mbi Republikën nuk ka qenë kurrë as qëllimi i themeluesve të shtetit e as i hartuesve të Kushtetutës. Duke ia dhënë një partie politike që përfaqëson një komunitet veton mbi funksionalizimin e Kuvendit, e rrjedhimisht edhe të Qeverisë, Presidencës, e gati çdo institucioni tjetër shtetëror që zgjedhet në Kuvend, Republika do të zhvleftësohej duke u shndërruar në një parim në letër, në vend se të jetë veprim i çdoditshëm në mbrojtje të sovranitetit e të interesave të të gjithë qytetarëve, pa dallim. Eshtë në duar të kësaj Gjykate, që ta mbrojë shtetin nga rreziku që po i kanoset. Vendimi në rastin konkret nuk ka të bëjë thjesht me një pozitë të një nënkryetari nga komuniteti serb, por lidhet me funksionalitetin e shtetit tonë si tërësi. Në marrjen e këtij vendimi, shpresoj se do të udhëhiqeni nga mbrojtja e interesit më të mirë të Republikës së Kosovës, në përputhje me Kushtetutën dhe siç ju ngarkon betimi që keni dhënë ndaj Republikës së Kosovës”, thuhet ndër të tjera në komentet e Osmanit drejtuar Gjykatës Kushtetuese.
Kliko KËTU për të parë komentet e plota të Presidetës Osmani dërguar Gjykatës Kushtetuese për konsitutimin e Kuvendit./Arbresh.info
Aksident në Gjilan, vetura rrokulliset në mes të rrugës
Kremlini: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...