Lista Serbe ka bërë të ditur se do të votojë kundër qeverisë së propozuar nga mandatari Glauk Konjufca.
Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, tha se Albin Kurti dhe ministrat e tij do të mbahen mend për përpjekjen e tyre për të ruajtur postet “me çdo çmim”.
“Herën e kaluar kemi dhënë qëndrim të qartë, dhe po e shohim se është përralla e njëjtë. Keni sjellë qindra vendime kundër popullit serb. Nuk u keni sjellë asgjë të mirë as shqiptarëve, boshnjakëve , egjiptianëve dhe asnjë komuniteti tjetër. Do të mbaheni mend për shkeljen e të gjitha rregulloreve dhe për dëshirën e tmerrshme që me çdo çmim ta ruani karrigen tuaj. Në zgjedhje do të shihni se çfarë përgjigje do të japë populli për këto veprime të juaja”, tha Simiq.
Aksident në Laç, ndërron jetë 37-vjeçari, arrestohet drejtue...
Shqipe Selimi: Kodra e trimave, ja qet pikën për 116
Konjufca: Në Prishtinë ndihej qartë se këto zgjedhje po shih...
Papa Leoni i XIV, emëron për herë të parë një grua laike në ...
Sveçla: Do të fitojmë më shumë se kurrë
Osmani e gatshme të tërhiqet: Emri im s’do shndërrohet në ar...