Rruga e Kombit do të jetë pa pagesë edhe këtë sezon turistik. Pagesa në këtë rrugë duke filluar me 5 euro për autoveturat dhe 22.5 euro për kamionët ka funksionuar vetëm dy ditë, pikërisht më 29 dhe 30 mars, pasi më 31 mars, protestuesit e irrituar kuksianë shkatërruan dhe më pas i vunë flakën stacionit të mbledhjes së taksës në Kalimash të Kukësit.
Burime të kompanisë koncensionare “Salillari&Kastrati” bëjnë të ditur për “Kohën Ditore” se kompania po punon me ritme të larta që deri më 15 korrik të bëjë gati të gjithë infrastrukturën e dëmtuar të tollit, shkatërruar më 31 mars, shtimin e korsive nga katër në 9 korsi kalimi, si dhe në përmirësimin e sinjalistikës horizontale dhe vertikale të rrugës në stacionin e pagesës dhe pranë tij dhe të infrastrukturës në përgjithësi.
I njëjti burim ka bërë të ditur se pas përfundimit të të gjithë infrastrukturës së nevojshme, koha e mbetur deri në shtator do të shërbejë për përgatitjet për fillimin e pagesës.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës